|
Post by engers on Mar 26, 2009 2:46:36 GMT -5
Përkujtohen Bajram Kelmendi dhe djemtë e tij Me nderime të larta është përkujtuar atdhetari i shquar, avokati Bajram Kelmendi, me rastin e 10 vjetorit të vrasjes makabre të tij bashkë me dy djemtë, Kastriotin dhe Kushtrimin. Me këtë rast, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka vlerësuar lart punën e avokatit Bajram Kelmendi, duke e vlerësuar lart guximin e tij dhe dashurinë ndaj atdheut që i kushtoi me jetë. Bajram Kelmendi për shumë vite me radhë ka sfiduar veten në periudha të shumta me rrezik të madh kundër armikut serb, ka thënë presidenti Sejdiu. Zbrazësia që ka shkaktuar vdekja e avokatit Kelmendi, nuk është humbje vetëm për familjen Kelmendi, por edhe për gjithë Kosovën, është thënë me këtë rast. Në këtë akademi, presidenti Sejdiu ka ndarë një mirënjohje për familjen Kelmendi. /ktv/ www.telegrafi.com/?id=2&a=3877
|
|
viktor1
Membrum
DARDANIAN
Posts: 247
|
Post by viktor1 on Mar 28, 2009 17:41:38 GMT -5
Lavdi u qofte që e dafrikuat jeten dhe gjakun për ketë nentokë Dardanie
|
|