|
Post by engers on Nov 16, 2007 8:46:48 GMT -5
Tirana nen moton “Te gjithe per pavaresine e Kosoves”
Një tubim për pavarësinë e Kosovës eshte organizuar dje pasdite ne Tirane. Tubimi është organizuar në formën e një koncert-mitingu nga forumet rinore të partive kryesore shqiptare, si dhe nga organizata joqeveritare. Te gjithe pjesemarresit kane theksuar me force zërin e shqiptarëve për pavarësinë e Kosovës si e vetmja zgjidhje per statusin. Nën moton “Të gjithë për pavarësi”, tubimi nisi rreth orës 16:30 në Sheshin “Skënderbej” dhe pas ecjes në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është mbyllur me një koncert në Sheshin “Nënë Tereza”. Ky tubim ne shenje solidariteti dhe mbeshtetje per popullin e Kosoves vjen dy dite para zgjedhjeve te pergjithshme ne Kosove. (News24)
[ftp]http://www.balkanweb.com/sitev4/newsadmin/preview.php?id=11753[/ftp]
|
|
|
Post by engers on Nov 16, 2007 8:47:33 GMT -5
Falemnderit SHQIPËRI.
|
|