Post by todhrimencuri on Jun 5, 2009 19:13:40 GMT -5
Meshtari Dhimiter Frangu
(Demetrio Franco) (1443 - 1525)
Luftëtar dhe historian i Skenderbeut
Personalitet i kulturës humaniste shqiptare të shekujve XV, XVI, ndër të gjithë biografët e Skënderbeut, Dhimiter Frangu është i vetmi që njohu nga afër Heroin tonë kombëtar, jetoi me të, mori pjesë ndër beteja si luftëtar krah tij dhe e shoqëroi Kryetrimin shqiptar si pjesëtar i suitës së tij në udhëtimin që bëri në Itali më 1466 - 1467 për të ndihmuar Ferdinandin e Napolit. Në suitë bënte pjesë me cilësinë e "ruajtësit të thesarit" ("tresoriere dell' Eroe").
Ai i përket asaj plejade të shquar të shek. XV, që luftoi me pushkë e me penë për Atdheun.
Dhimitër Frangu lindi në Drisht më 1443, atë vit që Gjergj Kastrioti Skënderbeu ktheu në Krujë fitimtar dhe me kryengritje dëboi pushtuesit otomanë. Ishte me prejardhje nga një familje e shquar për tradita patriotike e kulturore, kushëri i Dukëve të Drishtit, i Engjëllorëve. Që në moshën 16-vjeçare u vu në shërbim të Skënderbeut si luftëtar. Para shtatorit të vitit 1478, pra para rënies së kështjellës së Krujës, ai u largua në Itali sepse vendi u pushtua nga forcat osmane. Atë vit, më 1478, ra dhe kalaja e Drishtit, më janar të 1479 do të binte dhe kalaja e Shkodrës, kështu që atij s'i mbetej tjetër veç rruga e hidhur e mërgimit për Itali, ku dhe u shugurua prift. Shërbeu për shumë vite si famullitar në Briana (Itali) dhe vdiq në Trevi më 1525 në moshën 82-vjeçare.
Njeri me kulturë dhe shpirt fetar e atdhetar ai e ndjeu për detyrë t'u lejë brezave një Histori të Skenderbeut, mbrojtësit të atdheut dhe të krishtërimit e qytetërimit perëndimor kristian; dhe këtë ai e shkroi në gjuhën latine, gjuha e kulturës humaniste europiane. Nuk dihet me saktësi kur u shkrua kjo vepër; me të drejtë mendohet se pas vitit 1478, në Briana.
* * *
Dëshmitar i ngjarjeve të mëdha që përjetoi populli shqiptar në luftrat kundër pushtuesve osmanë në shek. XV, njeri i mbruajtur me kulturën humaniste, Dhimitër Frangu na paraqitet me veprën e tij si një historian i aftë, me origjinalitetin e tij, i saktë në datime e vende ngjarjesh, me një stil të pëlqyeshëm, me mendime e shprehje të qarta dhe terheqëse për lexuesin shqiptar dhe të huaj. Vepra e tij pati fat të mirë, sepse e shkruar në latinisht pati dy perkthime në italisht dhe shumë ribotime italisht dhe në frengjisht e anglisht.
Dhimiter Frangu qe kushëri nga nëna me dukët e Drishtit, me Pal A. Engjëllin. arqipeshkev i Durrësit (1417-1469), prelat kishtar, humanist i shquar dhe krahu i djathtë e bashkëpunëtor e diplomat i Skenderbeut, me vllaun e tij Pjetër A. Engjëllin (1443-1512), një ndër kapedanët e sprovuar të Heroit.
Biri i Pjetër Engjëllit, Pali, i lindur në Venedik, ma vonë shuguruar prift, njeri me kulturë humaniste, autor i disa librave fetarë, qe emëruar famullitar në Briana, ku do të zëvendsonte kushëririn e tij Dhimiter Frangun pas vdekjes së tij, më 1525. Në Briana ai gjeti dorëshkrimin latinisht të Dhimitër Frangut, e përktheu në italisht dhe e botoi në Venedik më 1539 nën këtë titull: "Comentario de le cose de' Turchi, et del S. Georgio Scanderbeg, principe d' Epyro" (Komentar i të bëmave të Turqve dhe i Z. Gjergj Skanderbegut, princ i Epirit). Vepra u botua pa emër të autorit, nuk dihet perse, dhe pa vend botimi (dihet se në Venedik). Fakti që vepra u botua pa emër të autorit, deri vonë u ka dhenë shkas studiuesve të dyshojnë për autorësinë e Dhimitër Frangut. Ka shumë të ngjarë që përkthyesi të ketë bërë ndonjë redaktim apo korregjim në vepër, po ajo në terësi mbetet një studim i shkruar bukur dhe saktë nga një atdhetar i kulturuar, mjeshtër i penës.
Vepra e Dhimiter Frangut në 180 faqe, të ndara në 41 kapituj, pra më pak e vëllimshme se ajo e Marin Barletit ("Historia de Vita et Gestis Scanderbegi, Epirotarum Principis", Roma, 1508 -1510) dhe më praktike për lexim qe kerkuar shumë nga lexuesi i shekujve XVI, XVII. Në gjuhën italiane ajo qe ribotuar më 1540, 1541, 1545 etj. Ajo u ribotua së bashku me veprën "Dell' assedio di Scutari" (Mbi rrethimin e Shkodrës) të Marin Barletit dhe në permbledhjen e Francesco Sansovino-s më 1564 etj. (M.F. Sansovino "Dell' historia Universale dall'origine et Imperio de' Turchi da M.F. Sansovino ... Venetia, apresso F. Rampazetto, 1564 në faqet 370.497) nën titullin "I fatti illustri del Signor Georgio Scanderbegh, principe d' Epiro." dhe pati ribotime të tjera në Venedik (botues S. Zazzara) më 1560, 1561, 1564, 1568, 1573, 1577, 1582, 1600, 1654 etj.
Duke menduar se dorëshkrimi i Dhimiter Frangut është krijuar pas daljes në dritë të veprës madhore të Marin Barletit për Skenderbeun (1508-1510), disa studiues të pathelluar kanë menduar se vepra e Dh. Frangut është një permbledhje e shkurtër e veprës barletiane, po në fakt vepra e Dh. Frangut ka merita të veçanta si vepër origjinale, me të dhëna të reja, me datime më të sakëta, me një qendrim më realist në pershkrimin e betejave dhe të numrit të pjesëmarrsve në to etj. Pra ajo konsiderohet një burim autentik i pavarur. Dh. Frangu na e jep të saktë daten e kthimit të Skenderbeut në Krujë, daten e vdekjes së Heroit, 17 janar 1468 (jo 1467!) (duhet ditur se kalendari venecian fillonte në mars dhe jo në janar) dhe më me guxim se Barleti ai stigmatizon kopracinë e disa princave të huaj që vetem premtime i jepnin Skenderbeut. Me të drejtë, studiuesi CH. Hoph e konsideron Dh. Frangun më kritik se Barletin. (Charles Hoph. Croniques greco-romanes inedités ou peu connues. "Berlin Libraire de Wideman", 1875)
Po nuk ka dyshim se vepra e Barletit është vepër monumentale dhe se rezatimi i saj në botime të tjera për Skenderbeun kudo në Europë, është i dukshëm.
Të kthehemi persëri tek dorëshkrimi fatmirë i Dh. Frangut, që pati një perkthim të ri italisht më 1584. nga studiuesi, prifti italian Giovanni Maria Bonardo.
Perkthimi dhe botimi i Bonardos në Venezia ka këtë titull: "Gli illustri e gloriosi gesti e vittoriose imprese fatte contro i Turchi dal Signor Don Georgio Castriotto detto Scanderbeg, principe d' Epiro" (Bëmat e shkelqyera e të lavdishme dhe ndermarrjet fitimtare të bëra kunder Turqve nga zoti Gjergj Kastrioti i quajtur Skenderbe, princ i Epirit).
Në këtë botim jepet emri i autorit, Dhimiter Frangu.
Siç shihet titulli i vepres ka ndryshuar nga njeri perkthim në tjetrin, po ashtu dhe ribotimet kanë tituj të përafert, por jo të njëllojtë.
Ky version i ri, perkthimi e botimi i Bonardos, është vlerësuar nga të gjithë studiuesit si më i miri, më autentiku se ai i vitit 1539. Në "Hyrje" të veprës perkthyesi na thotë se Dhimiter Frangu "ha partecipato in molte imprese e valorosi gesti dell'Eroe" dhe duke e konsideruar Dh. Frangun si bashkëpunëtor të Skenderbeut, perkthyesi është perpjekur për një punë më të kujdesshme.
Edhe perkthimi i ri i G.M. Bonardo-s pati shumë ribotime. Nga skedarët e bibliotekave rezulton se nga viti 1539 deri në vitin 1654 vepra mbi historinë e Skenderbeut e Dh. Frangut, në dy variantet e perkthimeve italisht, ka pasur 17 ribotime në Itali dhe perkthime e ribotime në frengjisht në Paris më 1544 dhe në gjuhen angleze në Londër më 1562. 19 ribotime në shekullin e parë të shtypshkrimit. Kjo është një gjë shumë e rallë e pa tjetër meritë e autorit Frangu nga Drishti i Shkodrës, që perjetësoi në Europë figurën madhore të Skenderbeut dhe epokën e tij të lavdishme. Ribotime të tilla janë të rralla edhe për ditët e sotme.
I pari që njohu pa asnjë mëdyshje autorësinë e Dhimiter Frangut dhe autencitetin e veprës qe, siç e thamë më lart, Ch. Hoph dhe në shekullin tonë këtë e provuan me argumente, studiuesi rumun i mesjetës shqiptare Francisk Pall dhe i mirënjohuri Fan Noli. (F.Pall. "I rapporti italo-albanesi nella metà del XV secolo" in "Archivio storico per le provincie napolitane" Napoli, 1965; po ai, "Di nuovo sulle biografie Scanderbeghiane del XVI secolo" in "Revue des Etudes Sud-Est Europeennes" vol. IX, nr.I pp.91; Fan Noli. "Problems on the biografical litterature on Scanderbegh" in "Dielli" 14.12.1960).
E rendësishme është se në veprën e Dh. Frangut mbi Skenderbeun, ashtu si te Barleti, shohim të gjallë realitetin historik shqiptar të kohës, procesin e konsolidimit të kombësisë shqiptare si njësi më vete, me territore, gjuhë, zakone, me karakteristika dalluese e të veçanta me popujt e tjerë të Ballkanit. Të gjitha këto Dh. Frangu, i ka dhenë me bindje humaniste dhe frymëzim religjoz e atdhetar. Me shumë interes në këtë vepër janë të dhënat mbi etnogjezen e popullit shqiptar, për vazhdimsinë e tij në trojet e sotme, për kombësinë shqiptare të konsoliduar. Interesante është se në këtë vepër gjejmë një fjalë shqip të shkruar, është një urdhër luftarak: "Emb'ta!" (në kuptimin: sulm mbi ata!)
Është për të ardhur keq se vepra e Dhimiter Frangut nuk është përkthyer shqip. Më 1992 atë e përktheu studiuesi i palodhur shkodran Zef. M. Harapi, po ajo mbeti dorëshkrim. Në Buletinin e Institutit Pedagogjik Shkodër më 1967 dhe 1968 janë përkthyer e botuar vetem fragmente.
Prifti Dhimiter Frangu, bashkëluftëtar dhe historian i Skenderbeut, humanist i shquar, e nderon kulturen shqiptare të mesjetës si pjesëmarrës aktiv në Rilindjen europiane.
Dr. Mikel Prenushi