Post by rex362 on Sept 14, 2010 17:19:29 GMT -5
long read but interesting ......
Përsiatje për praninë gjuhësore të "pellazgjishtes së lashtë" (1)
Për sa i përket historisë ose gjuhës shqipe, sot, çfarë duhet të provojnë dijetarët si parahistorianët, historianët, arkeologët ose gjuhëtarët ? Së pari, duhet provuar shkencërisht me anë të studimeve dhe hulumtimeve të thelluara të bazuara me argumente provuese, akte dhe fakte të pakundërshtueshme dhe analiza të drejta se shqiptarët janë me të vërtet pasardhësit e pellazgëve. Këta pellazgë të famshëm janë keqtrajtuar prej shumicës së historianëve dhe gjuhëtarëve modernë me këtë fjali lapidare: «Pellazgët, popull parahelenik, janë tretur pa lënë gjurmë ». Ja, gabimi fatal që ka penguar breza të tërë dijetarësh të mos shkojnë më larg në hulumtimet për këta pellazgë. Vetëm në shekullin XIX të erës sonë dhe në fillim të shekullit XX disa dijetarë filluan të studiojnë gjuhën shqipe, midis të cilëve një numër i madh gjuhëtarësh gjermanikë (gjermanë dhe austriakë si Jokli, Majeri, von Hahni, Kreçmeri dhe të tjerë jo më pak të njohur). Për fat të keq, ajatollahët e gjuhësisë moderne (dhe të asaj që pranohet prej të gjithëve) nuk i kanë marrë para sysh këto punime që dalin nga shtigjet e rrahura. Ata veç kanë pranuar (pa e studiuar me rrënjë dhe pa e përdorur dialektin gegë, të cilin s’e përfillën fare) se gjuha shqipe është gjuhë « indoeuropiane » (skaj që unë nuk e pranoj) që përbën një degë më vete në gjenealogjinë (çka nuk do të thotë patjetër « etnogjenezë ») e gjuhëve. Ja pse nuk është thelluar studimi i kësaj gjuhe (veçanërisht dialekti gegë i veriut që mbetet « një fosil i gjallë »). Ky gabim i dyfishtë (Pellazgë të injoruar dhe gjuha shqipe e shtënë në dollap) bëri që gjuha shqipe të përjashtohet nga studime dhe hulumtime në kuadrin e këtij « akademizmi indoevropian », kahja e shmangur e të cilit e ka zhytur këtë disiplinë në një qorrsokak të vërtetë. Ja pse, për këtë çështje, studime gjuhësore të ndryshme kanë lulëzuar në anarki. Ja pse, edhe sot e gjithë ditën, gjuhëtarët shqiptarë (të nënshtruar ndaj kësaj « ideologjie » indoevropianiste) nuk bëjnë be veçse për « ç’është e pranuar bashkërisht ». Për ata, të gjithë ata që dalin nga kjo vijë « zyrtare » janë « revizionistë, negacionistë ose sharlatanë», që i quajnë persona non grata në « klubin » e tyre.
Kjo, që sapo thashë, nuk është veçse një parantezë, sepse thelbësorja nuk është të provosh që shqipja është gjuhë shumë e lashtë a universale a e vetmja në botë a prej së cilës kanë dalë gjithë të tjerat ! Jo, s’duhet vënë qerrja para qeve. Më e rëndësishmja është të provosh që shqiptarët rrjedhin prej pellazgëve dhe që grekët janë pushtuesit e vendit të pellazgëve dhe që kanë marrë kulturën e tyre. Vetëm duke u nisur nga ky pohim (me prova, sigurisht) do të mund të thuhet se “me të vërtetë” gjuha shqipe (“fosil i gjallë ») është vërtet trashëguesja e kësaj «pellazgjishteje të lashtë». Marr përsipër, pa turp të shtirë, atësinë e këtyre dy skajeve, si edhe atë «semito-egjiptian» që ka të bëjë me origjinën e grekëve : i duhet dhënë Cezarit ajo që i takon Cezarit ! Të shumtë janë sot ata që i përdorin këto emërtime pa zënë në gojë burimin e tyre.
Si duhet provuar që pellazgët janë stërgjyshërit e shqiptarëve ? Në fillim duhet provuar që ata bëjnë pjesë në një bashkësi etnolinguistike të pafund që shkonin nga Atlantiku në Detin e Zi dhe nga të dy brigjet e Danubit në Kretë dhe ishujt Egje, pa harruar se ata kanë kaluar nga Ballkani në Azi të Vogël. Po vë në dukje, kalimthi, se pellazgët (që unë i kam quajtur Homo Pelasgus, skaj tjetër- ky imi) janë popull autokton dhe nuk vijnë nga Azia si mendojnë (pa asnjë provë), sot e gjithë ditën, disa mendje të informuara keq, dashakëqinj ose krejt të paaftë. Gjithashtu duhet sjellë prova se nuk bëhej fjalë për një popull laragan që përmblidhte etni të ndryshme por që bëhej fjalë me të vërtetë për një popull të vetëm të përbërë nga fise që kanë mbajtur emra të ndryshëm por që kanë pasur një kulturë të përbashkët dhe që kanë pasë folur një gjuhë të vetme (pellazgjishten e lashtë) me dialekte të ndryshme. Kjo është « etnogjeneza » e vërtetë e gjuhëve indoevropiane. Për ta mbështetur gjithë këtë argumentim, më është dashur « të shkoqit » pothuaj të gjitha shkrimet e antikitetit që nga Hekateu i Miletit dhe Helanikos i Mitilenës dhe duke vazhduar me Herodotin dhe Tukididin deri te kritikët aleksandrinë të shekullit III para erës sonë. Gjithashtu, duket shkoqitur dhe thelluar studimi i teksteve moderne për të nxjerrë andej argumentet e nevojshme për t’u provuar gjuhëtarëve se ata kanë hyrë në « rrugë të gabuar » duke përqafuar ideologjinë « indoeuropianiste ». Duhet provuar se « Mikenienët » (emër modern, i panjohur prej të lashtëve dhe i sajuar prej Shlimanit) nuk qenë grekë dhe se këta të fundit qenë me të vërtetë me origjinë semito-egjiptiane.
Duhet provuar, gjithashtu, se « mitologjia » e quajtur greke nuk qe veçse një mitologji e dalë nga qytetërimi i lashtë i pellazgëve dhe të cilën grekët e uzurpuan dhe e manipuluan (për t’i shërbyer çështjes së tyre) kur erdhën në rajonin balkano-egjejan rreth shekullit VIII para erës sonë (me egjiptianin Danaos, Fenikasin Kadmos dhe asirianin Pelops). Duhet, gjithashtu, provuar që shkrimi, domethënë ligjërimi, (dhe jo domosdo alfabeti) i « linearit B» (dalë prej linearit A i Kretasve, gjuha e të cilëve nuk është deshifruar kurrë) ishte ajo e pellazgëve sepse grekët nuk gjallonin ende në atë kohë.
Në Iliadë ka pellazgë në të dyja kampet!
Përsiatje për praninë gjuhësore të "pellazgjishtes së lashtë" (2)
Duhet provuar, më së fundi, se s’ka pasur kurrë luftë të Trojës midis grekëve dhe pellazgëve, midis 1193 dhe 1183, datë kjo e shpikur prej matematikanit Erastoten në shekullin III para erës sonë!
Dr.Metju Aref
Duhet vënë në pah periudha e quajtur « Motet e errëta » (1200 deri në 800 para erës sonë) ku nuk dihet gjë fare për mungesë dokumentesh të shkruara (të shkatërruara prej grekëve kur erdhën rreth viteve 800). Megjithatë, pjesa më e madhe e shkencëtarëve të specializuar në historinë parahelenike është e bindur se pellazgët zotëronin një alfabet dhe një shkrim të tyrin: pa sjellë prova, kuptohet vetvetiu. Për këtë çështje nuk ka veçse hamendësime provash meqë alfabeti i tyre është zhdukur; po jo pellazgët që kanë lënë një trashëgimi të madhe «gojore» të transmetuar nga brezi në brez (Iliada, Odiseja, mitologjia, legjenda të ndryshme, substrat gjuhësor të lashtë).
Megjithatë, pellazgët dhe ilirët që humbën alfabetin e tyre, ose që e braktisën për arsye që nuk dihen, vazhduan të shkruajnë gjuhën e tyre duke marrë alfabetin më në modë (në epokat e tyre përkatëse): kret, grek, etrusk, latin …Keltët (Keltos ishte vëllai i ilirosit na thotë legjenda) kanë vepruar njësoj duke përdorur, përgjithësisht, alfabetin latin. Dhe më në fund, shqiptarët kur deshën të shkruajnë gjuhën e tyre përdorën dora-dorës alfabetin grek ose latin, madje edhe arab (meqë otomanët përdornin alfabetin arab). Por, shkurt, katolikët shqiptarë morën alfabetin latin, për të shkruar gjuhën e tyre liturgjike midis shekullit XII dhe XIV. Më së fundi rreth fundit të shekullit XIX u krijua alfabeti «i shqipes» (1878, Lidhja e Prizrenit). Sidoqoftë, ky alfabet u ripunua duke krijuar, me shkronja latine, shkronja speciale për t’ia përshtatur fonetikës shqipe (1908, Kongresi i Manastirit). Ai u institucionalizua vetëm më 1917. Ky alfabet që u bë zyrtar është ai i ditëve tona. Ataturku u frymëzua nga ky alfabet për të zëvendësuar alfabetin arab të turqve.
Logjikisht, si do të kishin mundur të gjallonin gjatë kësaj periudhe të heshtur (1200-800) madje edhe asaj të mëparshme (>2000 para erës sonë)? Si mundeshin ata të dilnin nga ky ”hiç”, nga ky “no man’s land grek”? Duhet provuar, më së fundi, se s’ka pasur kurrë luftë të Trojës midis grekëve dhe pellazgëve midis 1193 dhe 1183 (datë kjo e shpikur prej matematikanit Erastoten në shekullin III para erës sonë!) por që ishte fjala për një epope shumë të lashtë (“Zemërimi i Akilit” të transformuar prej pushtuesve helenë në “Iliade”) që tregon për disa përleshje midis fiseve pellazgjike (në Iliadë ka pellazgë në të dyja kampet!) dhe të kënduara nga qyteti në qytet prej rapsodëve të famshëm ose aedëve, poetëve epikë.
Epopeja e lashtë pellazgjike “zemërimi i Akilit” u quajt “Iliadë” nga emri i qytetit Ilion
Lufta e vërtetë e Trojës është ajo e pushtimit prej helenëve të vërtetë – rreth 680 para erës sonë – i pjesës veriperëndimore të Anadollit të sotëm, që dikur quhej “Ilion”. Pra, nuk është Troja e lashtë e treguar te “Odiseja” e famshme e Homerit (që ka shumë gjasa të ketë jetuar, por që nuk ka shkruar asnjëherë asgjë!) por ajo e një lufte tjetër, të asaj të fillimit të “kolonizimit grek” në 680 para erës sonë. Ja pse epopeja e lashtë pellazgjike (“zemërimi i Akilit”) u quajt “Iliadë” (nga emir i qytetit Ilion). E gjithë kjo lexohet qartë ose “midis rreshtave” në të gjitha shkrimet antike, pra edhe në poemat epike të quajtura homerike, në teogonine e Hesiodit dhe në shumë tekste të autorëve antikë grekë. Për të provuar këto, kam shkruar vëllimin tim të dytë : “Greqia Mikeenët = Pellazgët ose zgjidhja e një enigme”. Për të kurorëzuar “të tërën”, pasi të sillen të gjitha provat, duhet të ndërhyjë “kriteri gjuhë”. Pra, duhet filluar me historinë dhe jo me gjuhën.
Grekët në Ballkan, në Egje, në Azinë e Vogël dhe në Itali ishin një «pakicë» qeverisëse
E pata gabim që botova, të parin, librin tim « Shqipëria…”. Duhet ta kisha filluar me të dytin (« Greqia… ». Dhe me të vërtetë, për të provuar që gjuha shqipe është më e lashtë se gjuha greke duhet më parë të provohet që etnia shqiptare ka gjalluar (përmes trako-ilirëvë të ndërfutur) para grekëve dhe se këta të fundit janë pushtues që zunë Ballkanin, Egjeun dhe Azinë e Vogël pas shekullit VIII para erës sonë.
Nuk mund të thuhet kurrsesi (si po lexoj andej-këndej) që grekët janë flurim i një etnie moderne të kryqëzuar dhe që greqishtja kurrë nuk ka qenë e folur para kohëve moderne! Qysh nga mesi i shekullit VI para erës sonë, nga koha e Pisistratit, dalin tekste greke me shfaqjen e poemave epike, të dala nga tradita gojore pellazgjike (të ripunuara për t’i shërbyer çështjes së pushtuesve të rinj), të transkriptuara në këtë greqishte të vjetër që po lindte. Nuk duhet harruar se grekët në Ballkan, në Egje, në Azinë e Vogël dhe në Itali ishin një «pakicë» qeverisëse, pra një elitë që shkruante në gjuhën e vet (edhe pse ishte bastarde, domethënë e dalë nga një përzierje e hollë dialektesh pellazgjike - jonian/atike, eoliane, arkado-qipriote dhe doriane – dhe nga semito-egjiptiane). Grekët, me kohë, ndërtuan një etni të përzier dhe një gjuhë të përbërë. Por, meqë nuk ishin shumë (pakicë etnike e tipit semitik në krahasim me pellazgët «bjondë me sy të kaltër», si na thotë Homeri te Iliada), kjo përzierje mbeti e çatmuar dhe pak e përhapur. Dhe me të vërtetë, si pohon Herodoti (shekulli V para erës sonë), jonianët ishin pellazgë të bërë helenë pasi mësuan greqishten. Pra, greqishtja gjallonte në këtë epokë megjithëse e përzier. Drejtuesit dorianë (veçanërisht spartanët) qenë të vetmit helenë të vërtetë. Herodoti vetë pohon se drejtuesit (mbretërit) dorianë ishin me origjinë egjiptiane. Në Spartë, mbreti dorian Agios IV pohonte se kishte një spartan për tre periekë. Por, e dimë se Periekët, Hilotët dhe Penestët ishin ilirë të nënshtruar autoritetit të Spartës. Ata shquheshin si «punëtorë» (forca pune) në shoqërinë spartane: ushtarë, bujq, zanatçinj, skulptorë, etj. Mirëpo «dorë, dorët» do të thotë në shqipe «duart» domethënë «krahë pune», pra, ata që punojnë me duart e tyre. Me kohë spartanët morën emrin e popullit të nënshtruar: ata kanë pranuar dhe asimiluar qytetërimin e të mundurve. Pra, janë gjithë këto përzierje (etni dhe gjuhë) që lindën grekët e ardhshëm. (vijon)
www.botasot.info/def.php?gjuha=0&category=50&id=77261
www.botasot.info/def.php?gjuha=0&category=50&id=77390