Post by engers on Nov 14, 2007 10:51:05 GMT -5
Agim Vuniqi
Fjalët e rëndomta për të përkëdhelur mentorët e tyre se shpallja do të bëhet në bashkëpunim me ndërkombëtarët, duke mos përcaktuar ndonjë afat, janë shumë të thata, dhe nuk kanë ndonjë domethënie politike-diplomatike, janë më tepër për konsumim të brendshëm politik, dhe retorikë për të zbutur zgjedhësit në fazën parazgjedhore-zgjedhore.
Takimi para dy ditësh dhe ky i mbrëmshmi në Berlin, përveç pikave shumë të nxehta të globit, si ai i Pakistanit dhe Iranit, vëmendja sidomos u përqendrua në programin nuklear të Iranit, presidenti i së cilës, Ahmedinexhad, nuk dëgjon fare sugjerimet e ndërkombëtarëve për ndaljen e punëve në reaktorët nuklear për pasurimin e uraniumit. U përmend edhe ashpërsimi i sanksioneve të mëtejme, duke konstatuar se programi për pasurimin e uraniumit rrezikon paqen në botë.
Nga këto bisedime, shumë të rëndësishme, si ai Bush-Sarkozi dhe ai Bush-Merkel në rançin e familjes Bush në Crawford të Teksasit, në sipërfaqe prej 647.5 hektarësh, u ftuan si mysafirë special të presidentit amerikan George W. Bush, duke shënuar një përafrim miqësor, që është kontrast i raporteve të mëhershme jo aq të ngrohta me ish kryeministrin gjerman Schreder dhe presidentin francez, Jacques Chirak. Edhe takimi i fundit Sarkozi-Merkel në Berlin, kishte pothuajse të njëjtat objektiva sa i përket raporteve ndërkombëtare, por kishte ishte i domethënës edhe në avancimin e raporteve franko-gjermane, lidhur me zhvillimin e politikave të përbashkëta në BE. Përveç problemeve tjera globale u diskutua edhe problemi statusor i Kosovës, si problem që do zgjidhje racionale, në përputhje me realitetin në Kosovë, por edhe me rrjedhat e deritanishme që patën "Trojka" ndërkombëtare plus shqiptarët dhe serbët gjatë bisedimeve.
Serbia që po luan në letrën e fortë të Kremlinit karshi Kosovës ka pasur, ditët e fundit, edhe përfitime nga qëndrimi i deritanishëm mospërfillës, ajo edhe u shpërblye nga Oli Rehn me nënshkrimin e marrëveshjes për stabilizim dhe asociim me BE-në. Ofensiva e pareshtur diplomatike e delegacionit serb, në njërën anë, koketimi me përfaqësuesit e BE-së kur janë në pyetje interesat ekonomike, ndërsa në tjetrën anë përqafimi i sinqertë me ariun e madh Rusinë, duke u mbështetur në shpatullat e presidentit rus Putin, deri më tash ka pasur sukses, sidomos në zgjatjen e bisedimeve dhe shtyrjen e bisedimeve të mëtejme lidhur me satusin final të Kosovës.
Nuk është asgjë për t'u çuditur nga zhvillimi i ngjarjeve në sfondin e tashëm diplomatik, kur shihet se faktori shqiptar është në huti, edhe nga zgjedhjet e paplanifikuara, para realizmit të pavarësisë që joshte vazhdimisht qytetarët e Kosovës. Si duket vendimet e tyre "po e shpallim-nuk po e shpallim", janë shumë jo serioze, mos me thënë qesharake, meqë kush duhet të dijë për hapat e mëtejmë nëse ata kështu sillen, pa përgjegjësi. Fjalët e rëndomta për të përkëdhelur mentorët e tyre se shpallja do të bëhet në bashkëpunim me ndërkombëtarët, duke mos përcaktuar ndonjë afat, janë shumë të thata, dhe nuk kanë ndonjë domethënie politike-diplomatike, janë më tepër për konsumim të brendshëm politik, dhe retorikë për të zbutur zgjedhësit në fazën parazgjedhore-zgjedhore.
Tash, së fundi, kanë filluar të bëhen edhe kalkulimet politike, nëse eventualisht ndryshon përbërja e GN-ja, nga rezultatet zgjedhore të 17 nëntorit. Janë duke u zhvilluar edhe përpjekjet e përbashkëta politike, të ndërmjetësuara, që mos të befasohen subjektet politike nga rezultati zgjedhor, sidomos ata që japin përfaqësuesit në GU. Bile përflitet edhe vazhdimi i mandatit të kryetarit konsensual të Kosovës deri në vitin 2009, edhe nëse nuk do të gëzojë preferencat e elektoratit. Po krijohet klima e përçudshme koncesuale për ngrirjen e pozitës së kryetarit koncesual të Kosovës, edhe pse ai vazhdoi mandatin e shkurtuar nga kryetari, Dr. Rugova, i cili vdiq pas një sëmurje të rëndë, gjatë kryerjes së detyrave të kryetarit të vendit.
Nëse ndodhë kjo shkelje e qëllimshme e realitetit të ri demokratik, atëherë vërtet le të kuptohet se Kosova nuk ka zgjedhur rrugën e demokracisë parlamentare, por rrugën e kalkulimeve politike pa ndonjë bazë të qëndrueshme konstitucionale, meqë si mund të pranohet fakti se kryetari i tashëm mund të vazhdojë mandatin të zyrtarit më të lart të Kosovës, pa iu nënshtruar votimit në parlament, dmth konkurrimit lojal për vendin që ka trashëguar si dhuratë e kryetarit të mëhershëm.
[ftp]http://www.telegrafi.com/?id=26&a=62[/ftp]