Post by engers on Dec 3, 2007 11:24:50 GMT -5
Nga KATOVICA
Një informacion, i cili duhej të trondiste zyrat e planifikimeve dhe vendimmarrjeve shtetërore në vendet ballkanike, po shoqërohet me një heshtje të pakuptueshme. Është fjala për informacionin tejet interesant, rrjedhje nga zyrat shtetërore, të botuar nga e përditshmja e Beogradit, “Kurir”, sipas të cilit Rusia ka vendosur t’i përgjigjet projektit të mburojës antiraketë të SHBA-së
në Poloni dhe ne republiken Ceke duke vendosur ajo mburojën raketore ruse në Serbi, në lumin Drina. Që Rusia dhe Serbia kërkojnë me çdo kusht ta mbajnë në një profil të ulët këtë informacion mbi planifikimet strategjike ruse është e kuptueshme, dhe vetëm gazeta “Pravda” e Moskës, më 25 nëntor i bëri një jehonë njoftimit. Burimet nga Beogradi bëjnë të ditur se Moska ia ka paraqitur propozimin Serbisë dhe qeveria e Kryeministrit V.Koshtunica ia ka dhënë pëlqimin e saj për vendosjen e mburojës raketore ruse në territorin e Serbisë.
Një vendosje e një mburoje raketore ruse në Serbi përbën një zhvillim dramatik dhe imponon, me dëshirë apo jo, një rishikim të tërë kuadrit të situatës dhe planifikimeve strategjike të vendeve të Ballkanit, veç e veç, por edhe në kuadër të Aleancës Atlantike, ku disa janë anëtarë dhe ku disa po kërkojnë të hyjnë.
Hapi strategjik rus duhet parë në kuadrin e kristalizimit gjithnjë e më konkret dhe të avancimit gradual të strategjisë dhe ambicieve të Kremlinit për t’u ribërë superfuqi botërore dhe për të qenë i pranishëm në planin energjetik dhe atë ushtarak në rajone të ndryshme të globit. Ai duhet parë në kuadrin e rivalitetit, që Moska, nën qeverisjen e Presidentit Putin, po nxit me dëshirë të madhe, me SHBA-në dhe NATO-n. Më 28 nëntor, ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, me një gjuhë të pazakontë për një drejtues diplomacie, duke shprehur kundërshtimin e qeverisë së vet për mburojën e NATO-s në Poloni dhe në Republikën Çeke, deklaroi se Rusia do t’i përgjigjet kërcënimeve të mburojës amerikane dhe do të ndërmarrë masa ndëshkuese.
Vendosja e mburojës raketore ruse në Serbi del kështu një nga këto hapa në kuadër të masave hakmarrëse, që Kremlini shprehet se do të ndërmarrë ndaj Perëndimit, NATO-s, SHBA-së, BE-së. Në Kremlin, prej kohësh planifikuesit ushtarake po punojnë plane për vendosjen e raketave ruse brenda zonës gjeografike europiane dhe atlantike, ose në kufijtë e saj. Në muajin gusht, ambasadori i Rusisë në Bjellorusi, Aleksandër Surikov, deklaroi se nuk përjashtoheshin planet për dislokimin e armëve bërthamore ruse në Bjellorusi. Dhe tani rrjedh informacioni që Rusia planifikon t’i vendosë raketat e veta edhe në Serbi. Nuk janë të rastësishme zgjedhja e Serbisë dhe e Bjellorusisë, si dy shtete të lidhura ngushtë me Rusinë dhe që kanë miratuar në parlamentet e tyre edhe Traktate Bashkimi me Rusinë.
Duke pranuar vendosjen e raketave ruse në territorin e saj, Serbia luan me shkathtësi në terrenin e kontradiktave dhe përplasjeve strategjike mes SHBA-së e NATO-s nga njëra anë, dhe Rusisë nga ana tjetër. Ajo vërtet u pranua me nxitim nga NATO pjesëtare e programit Partneritet për Paqe, por pas kësaj, partia e Kryeministrit V.Koshtunica, zyrtarisht doli në programin e saj politik kundër integrimit të Serbisë në NATO. Serbia kërkon të mbajë me çdo kusht Kosovën si pjesë të saj, qoftë edhe në një plan thjesht formal. Dhe për këtë është gati jo vetëm t’i japë Rusisë industrinë e naftës dhe gjithë industritë e tjera strategjike, por përfiton nga nevoja e Rusisë dhe i ofron territorin për vendosjen e raketave. Siç shprehet eksperti ushtarak serb, profesor Darko Trifunoviç, mundësitë e instalimit të raketave ruse në Serbi janë shumë reale.
Rusia ka vetëm një vend ku mund të vërë këmbën në Ballkan dhe ai vend është Serbia. Nuk është rastësi agresiviteti i pazakonshëm që shfaqi Rusia kundër pavarësisë së Kosovës që nga mesi i vitit të kaluar. Duke ofruar territorin e saj për raketat ruse, Serbia ushqen intensitetin e kundërshtimit rus ndaj pavarësisë së Kosovës dhe nga ana tjetër, krijon një instrument shantazhi ndaj Perëndimit, që ai të heqë dorë nga mbështetja për pavarësinë e Kosovës. Sidomos ndaj BE-së, vendosja e një alternative serbe “ose pavarësi e Kosovës me raketa ruse, ose jo pavarësi pa raketa ruse”, mund të lëkundte shumë qëndrimin e disa prej shteteve të BE-së në çështjen e statusit të Kosovës.
Ashpërsimi i rivalitetit me SHBA-në dhe aspirata për të mbështetur këtë rivalitet në rrafshin strategjik ushtarak, sollën tek strategët e Kremlinit nevojën e bazave strategjike brenda zonës gjeografike europiane apo ballkanike. Kjo zgjoi interesin rus për territorin e Serbisë dhe nxiti shpejtimin e planeve për vendosjen e raketave ruse në Serbi. Pozicioni gjeografik i këtij shteti, që kufizohet me disa anëtarë dhe kandidatë për anëtarë të NATO-s, është një kuotë optimale për lojërat e ekuilibrit të terrorit, që po kërkon Rusia t’i ringjallë në skenën botërore.
Vendosja e raketave ruse në Serbi është një sfide e re, shumë e rëndësishme për t’u marrë në konsideratë nga vendet e rajonit të Ballkanit. Ajo frymëzohet nga strategjia e Moskës, e zgjerimit të pranisë ushtarake në zona dhe pika nevralgjike europiane, siç është në këtë rast Ballkani. Ajo frymëzohet nga strategjia ruse e kundërshtimit dhe e rivalitetit me Perëndimin dhe demokracinë perëndimore.
Hapi i Moskës drejt Serbisë dhe rajonit duhet të jetë aq real, saqë, sipas burimeve të NATO-s, Aleanca Atlantike do të diskutojë në samitin e ardhshëm të Bukureshtit çështjen e zgjerimit të mburojës antiraketë të saj edhe në Europën Juglindore. Ambasadori i Rumanisë në NATO bëri të ditur më 17 nëntor, se NATO ka në plan të shqyrtojë vendosjen e mburojës antiraketë në vendet e Europës Juglindore, Bullgari, Rumani, Kroaci, Itali, Greqi dhe Turqi. Kjo do të bëhet pas paraqitjes së një kërkese nga shtetet përkatëse. Pajisjet e sistemit të radarëve të kësaj mburoje parashikohet të vendosen në platforma në detin Adriatik dhe në detin e Zi.
Kjo situatë shtron çështjen e rëndësishme se a duhet të qëndrojë indiferente Shqipëria përballë këtyre zhvillimeve të karakterit strategjik, që po shohim të ndodhin në rajonin tonë. Ambasadori i Rumanisë nuk e përmendi Shqipërinë në listën e vendeve që do të hyjnë në mburojën antiraketë të SHBA-së dhe të NATO-s. Vërtet në listë janë shtete anëtare, por është përfshirë edhe Kroacia, e cila nuk është shtet anëtar i NATO-s, por ka të njëjtin status si Shqipëria, dhe po presin me ankth, së bashku me Maqedoninë, një ftesë nga Samiti i Bukureshtit.
Përse të mos kërkojë edhe Shqipëria të përfshihet në këtë mburojë amerikane dhe atlantike, kur sheh se Serbia përgatitet dhe është e gatshme të vendosë raketat ruse në Serbi. Sepse nëse ka shtet dhe komb që duhet ta konsiderojë vendosjen e raketave ruse si një sinjal të një kërcënimi real, është pikërisht Shqipëria dhe kombi shqiptar. Sistemi antiraketë amerikan i mbron shtetet aleate nga raketat me rreze të mesme dhe të shkurtër veprimi. Rreziqet që i vijnë Shqipërisë në planin strategjik, janë pikërisht në këtë rreze. Sepse Shqipërinë nuk do ta sulmojë me raketa as Irani e as Koreja e Veriut. Ndaj është e drejtë që Shqipëria të paraqesë edhe ajo kërkesën për të qenë pjesëtare e listës së shteteve atlantike e proatlantike, që mund të përfshihen në mburojën antiraketë të NATO-s në Europën Juglindore.
[ftp]http://www.balkanweb.com/sitev4/index.php?id=12540[/ftp]