Post by Teuta1975 on Dec 20, 2007 23:54:53 GMT -5
“Lufta e ftohtë” Shqipëri-Greqi, kur Athina pranoi bombën bërthamore
Historiani Beqir Meta rrëfen për traktatet dhe marrëveshjet e fshehta ballkanike dhe kërcënimin e Shqipërisë se do të kundërpërgjigjej me bomba atomike. Deklarata e Hrushovit në Tiranë dhe tradhëtia e tij në Moskë
Erida Gjermeni
Publikimi i lajmit të djeshëm në të përditshmen greke``Ta Nea`` për praninë e raketave bërthamore në Greqi, duket se nuk është i ri dhe as i panjohur për Shqipërinë.
Arkivat shqiptare të viteve `50-’60-të tregojnë se qeveria jonë jo vetëm kishte mësuar mbi marrëveshjen sekrete të lëndëve bërthamore, por i është drejtuar OKB-së me një letër proteste. E mbështetur nga Bashkimi Sovjetik, Tirana zyrtare deklaron në atë kohë se nëse raketat do të vendosen në Greqi, kjo do t`i hapte rrugën Luftës së Tretë Botërore. Shqipëria akuzon Greqinë se kishte vënë tokën e saj në shërbim të planeve të shteteve të tjera, duke përkeqësuar kështu gjendjen ndërkombëtare në një kohë, kur të gjitha shtetet paqedashëse, po punonin për uljen e tensionit.
Historiani Beqir Meta, një nga studiuesit e marrëdhënieve Shqipëri – Greqi pohon për gazetën Albania se grekët reaguan menjëherë pas deklaratës së qeverisë shqiptare.``Eshtë e drejta jonë – theksonte shteti grek - për të siguruar mbrojtjen e vendit me mjetet që ne gjykojmë të arsyeshme. Por raketat nuk drejtohen kundër ndonjë shteti tjeter. ``Pas kësaj deklarate duket se ujërat mes dy shteteve qetësohen, por kjo ishte ajo që dukej në sipërfaqe. Shqipëria i premton shtetit grek, se nga veriu, pra nga territori shqiptar nuk do t`i vinte asnjë lloj rreziku.
Nënshkrimi tripalësh në Ballkan që parapriu marrëveshjen e ‘59
Traktati greko-turko-jugosllav që është nënshkruar në shkurt të vitit 1953, ushtroi një ndikim të madh në krizën e marrëdhënieve shqiptaro-greke. Ky traktat riti pasigurinë dhe shqetësimin e Tiraës për mundësinë e ndërmarrjes së ndonjë aksioni të përbashkët të tre shteteve ballkanike kundër saj.
Në deklaratën e parë të përbashkët, pas takimit të ministrave të jashtëm të tri vendeve, thuhej:” Të tre ministrant ranë dakort që pavarësia e Shqipërisë përbën një element të rëndësishëm të paqes dhe stabilitetit në Ballkan”
I ngarkuari me punë i britanisë në Athinë Antony Lambert konstatonte se:” Kjo formulë shmang vëmendjen e integritetit të Shqipërisë. Ajo natyrisht i dedikohet këmbënguljes greke në pretendimin e vet për Epirin e Veriut i cili i jep pamjen e vet gjithë mendimit grek kundrejt Shqipërisë”
Në një klauzolë secrete të paktit mes tri shteteve, parashikohet se:” Greqia dhe Jugosllavia bien dakort që në rastin e një lufte, ata do ta pushtonin bashkarisht Shqipërinë”.
Marrëveshja e 1959
Por asnjë deklaratë nuk mund të ndalte nënshkrimin e marrëveshjes së fundvitit 1959. Amerikanët vendosin të depozitojnë në bazat ushtarake greke raketat bërthamore. Qeveria shqiptare e gjendur në vështirësi dhe falë anëtarësisë në traktatin e Varshavës shfrytëzon vizitën e Hrushovit në Tiranë për t`i kërkuar Bashkimit Sovjetik ndihmë. Deklarata e Hrushovit ishte e papritur dhe me tone kërcënuese:``Raketave që do të vendosen në Greqi do t`u kundërpërgjigjemi me raketat që do të vendosim në Shqipëri``. Mirëpo kërcënimi që shteti shqiptar u bëri helenëve duket se nuk zgjati shumë. Kur vendosja e raketave në bazën ushtarake të Araksos po fillonte të bëhej realitet, Enver Hoxha kërkon ndihmën e Bashkimit Sovjetik. Ndryshe nga c`kishte premtuar Hrushovi, përgjigjia e shtetit komunist ishte e prerë:``Shqipëria duhet të vendosë marrëdhënie miqësore me Greqinë. Gjërat nuk duhen çuar kaq larg, pasi premtimi i Hrushovit ka qenë i gabuar. Të dy udhëheqjet duhet të studiojnë më seriozisht këtë çështje. Historiani Beqir Meta pohon se pala shqiptare u ndje e tradhëtuar dhe e kërcënuar. Greqia ndodhej nën çadrën e NATO-s në çdo hap që hidhte, ndërsa Shqipëria nuk gjente mbështetjen nga vendet e Traktatit të Varshavës, pjesë e të cilit ishte. Sipas dokumenteve të asaj kohe, ky ishte edhe një nga momentet e krizës së qeverisë shqiptare me atë sovjetike. Gjithëcka mori fund me vendosjen e raketave bërthamore në Greqi në 14 korrik 1962.
Qëllimi i vendosjes së raketave bërthamore në Greqi
``Arkivat amerikane japin qartë arsyet e vendosjes së bombave me lëndë bërthamore në Greqi``-pohon historiani Beqir Meta. Amerikanët udhëhoqën procesin, por përdorimi i raketave nuk ishte kompetencë e shtetit grek. Vendimi do të merrej nga NATO dhe do të ishte i rangut ndërkombëtar. Sipas dokumentacionit në periudhën e Luftës së Ftohtë amerikanët ishin të shqetësuar se disa vende perëndimore mes të cilave edhe Greqia, ishin të kërcënuara nga rreziku komunist. Baza ushtarake do të shërbente si një kartë e fortë në duart e bllokut demokrat nëse komunizmi do të tentonte të shtrihej më gjerë. Gjithcka ishte mes dy blloqeve, forcimit të pozitave që kërkonte secili prej tyre, por kjo mjaftoi për të përkeqësuar marrëdhëniet Shqipëri-Greqi.
Afatet e qëndrimit të raketave në bazën greke
A parashikonte marrëshja afate për qëndrimin e raketave në tokën helene?
Historianët thonë se po. Ato kishin një logjikë: baza do të funksionojë në përputhje me situatën politike të rajonit, por me të drejtë përsëritje afati. Me sa duket do të duhej më shumë se një dekadë pas përmbysjes së rregjimeve komuniste në shtetet e rajonit për të bindur amerikanët se raketat bërthamore nuk do t`i hynin më në punë. Sipas shtypit grek ato u zhvendosën nga Greqia vetëm në vitin 2001.
Reagimet e para ndaj paktit ballkanik për Shqipërinë
Këto reagime erdhën së pari nga shtypi Italian. Një pjesë e mirë e tij nuk ëri komente te dejtpërdrejta, por botoi fillimisht reagimin negative të emigracionit politik shqiptar dhe para sëgjithash, reagimin e ashpër të Komitetit Kombëtar për Shqipërinë e Lirë. Ndërsa gazeta “Il Tempo” vuri në dukje se deklarata nuk kënaqte as emigracionin shqiptar dhe as Italinë. Ajo kërkonte që Jugosllavia të siguronte Italinë dhe emigracionin politik shqiptar se do të respektonte integritetin e Shqipërisë. Megjithatë gazeta “Il Tempo” nuk shkruajti asnjëherë për synimet greke ndaj Shqipërisë.
28 Mars 2007
Gazeta Shqiptare