Post by Teuta1975 on Dec 20, 2007 23:57:17 GMT -5
Dosjet dhe valixhet “e pambledhura” të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
Për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit është shkruar mjaft deri sot, janë botuar monografi, studime dhe vëllime me dokumente e dorëshkrime, por, megjithatë ka mbetur një pjesë e madhe e burimeve arkivore, lëndë kjo e dorës së parë, e pa botuar dhe pa hulumtuar.
Studiuesit dhe specialistët e kësaj periudhe i pret një lëndë mjaft voluminoze dorëshkrimesh, dokumentash, raportesh, relacionesh dhe materiali tjetër në disa arkiva, siç janë ato të Vjenës, Romës, Vatikanit dhe Zagrebit. Ne, gjatë viteve të kalura, kemi shfrytëzuar pjesërisht disa nga fondet e këtyre arkivave dhe si kontribut modest, për ndihmesë studiuesve shqiptarë dhe të tjerë, ju ofrojmë rezultatet e kërkimeve tona, me dëshirë që ato të shkojnë edhe më tutje, veçanërisht në përvjetorët tjerë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Nuk jemi ndalur kësaj radhe për të analizuar arkivat veç e veç, fondet apo përmbajtjen e dokumentave. Në një studim të mëvonshëm, i cili është në përgatitje e sipër, do të bëjmë një gjë të tillë, duke shtjelluar lëndën arkivore të konsultuar nga arkivat e përmendura. Një pjesë të kësaj lënde, respektivisht asaj nga Arkivi Shtetëror i Zagrebit, në formë të skanuar dhe të stampuar, ja kemi dhuruar Arkivit Qendror Shtetëror. Pjesën tjetër, me të përfunduar studimi monografik, po ashtu do ta dorëzojmë në institucionet përkatëse për t’iu kursyer kohën si dhe për t’iu lehtësuar punën studiuesve dhe historianëve të cilët nuk kanë nevojë të udhëtojnë në arkivat përkatëse ngase këto burime mund t’i shfrytëzojnë në institucionet e cekura.
Arkivat e Romës, Vatikanit dhe Zagrebit, asnjëherë deri më sot, nuk janë studiuar në mënyrë sistematike, për periudhën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ndërsa situata është më ndryshe me Arkivin Shtetëror të Vjenës, por edhe nga ky arkiv, pas konsultimeve të fondeve përkatëse dhe krahasimeve me vëllimet e dokumentave të botuara, u vërrejt se ka ende mjaft lëndë arkivore origjinale të pa botuar. Kjo lëndë burimore nga të gjitha këto arkiva, pas përgatitjes së saj për botim, nga studiues dhe specialistë të fushave përkatëse, duke përdorur metodat bashkëkohore kritike të botimit të dokumenteve të tilla, veçanërisht atë krahasuese, do të hidhte dritë në disa segmente ende të pandriçuara sa duhet për veprimtarinë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kohën e themelimit, rrethanat politiko-shoqërore, ndikimet, kontributet dhe pengesat e ambasadave dhe konsullatave të huaja me veprimet e tyre gjatë viteve 1877-1881, si dhe mbi disa nga personalitetet më kyçe të cilat drejtuan Lidhjen.
Arkiva e Vjenës për eventin shqiptar
Në Arkivin Shtetëror të Vjenës është një numër i madh fondesh, në të cilat ka shumë material burimor për Lidhjen e Prizrenit dhe periudhën në të cilën ka vepruar ajo. Këto fonde janë “Politisches Archiv” të ashtuquajturat “Gehemie Akten” që fillojnë në vitin 1839 dhe vazhdojnë deri në vitin 1918; pastaj fondet: “Bulgarien,” 1879-1918, dosjet: XV/1-123; “Griechenland,” 1848-1917, dosjet: XV/l-96; “Montenegro” për vitet 1879-1914, dosjet XVII/35, veçanërisht: Haupakten der albanischen Liga, për vitet 1878-1881; “Rumanien” 1879-1918; “Serbien,” 1879-1914, dosjet: XIX/1-94; “Turkei” dosjet I-XII, “Albanische Liga” dosja XII/236B, vitet 1880-1881; “Varia”- Gusinje Frage dhe Albanesische Liga, për vitet: 1878-1880; “Zivilkommisariat Plevle,” vitet 1880-1888, dosjet 111-121. Ndërkaq, kujdes të veçantë i duhet kushtuar fondit: “Konsulate” 1848-1918, dosjet: I-XXXVIII, me 89 libra të protokollit për vitet: 1853-1918; ndërsa në fondin “Akten” të konsullatave austro-hungareze në vende të ndryshme të Gadishullit Ballkanik, dosjet janë të renditura në bazë të alfabetit, gjë që lehtëson shumë punën e kërkuesve dhe studiuesve. Disa nga dosjet e këtij fondi të konsullatave janë: Antivari, për vitet: 1877-1878; Beogradi për vitin 1878; Cetinja për vitin 1878; Dubrovniku, për vitin 1878; Janinë për vitin 1878; Manastiri për vitet 1878-1881; Mostar për vitin 1878; Prizreni, për vitet 1869-1914; Sarajeva 1878-1879; Selaniku për vitet 1878-1881; Shkodra, për vitet: 1878-1881, etj.
Volumet arkivore në Romë
Në Romë në: “Archivio Storico del Ministero degli Affari Esteri,” që gjendet në ndërtesën e quajtur Farnesina, janë disa fonde në të cilat ka dokumente për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Ato fonde janë: “Turchia-raportti in arrivo” vëll. 1-23; pastj fondi: Pacc. ser. 1460-1472, vëll. I, 21 dhjetor 1877-5 prill 1879; Scutari/ Questione albanese; dhjetor 1877; pastaj: vëll. II, korrik 1878; vëll. III, tetor 1878; vëll. IV, dhjetor 1878; vëll. V, 15 dhjetor 1878-15 shkurt 1879; vëll. VI, vitet 1879-1880), vëll. VII, vitet 1880-1881; dhe vëll. VIII, vitet 1881-1882. Ndërsa në: “Serie terza: Divisione “Politica,” për vitet 1867-1888, janë të ruajtura raportet e konsujve dhe ambasadorëve italianë nga Bullgaria /Sofje/; Greqia, /Athinë, Selanik/; Rumania, /Bukuresht/, Serbia, /Beogradi/ etj.
Pasuria e Vatikanit
Në Vatikan, një rëndësi të veçantë kanë posaçërisht arkivat si: Archvio Segreto Vaticano, respektivisht fondet: “Archivio della Delegazione Apostolica di Albania; Visite Apostoliche; Archivio della Nunciatura di Albania; Libri litterarum visitationum sacrorum liminum; dhe Arkivi i Propagandës Fide, përkatësisht fondet: Scritture Originali Riferite nelle Congregazioni Generali; Scritture Riferite nei Congressi; Lettere della Sacra Congregazione “de Propaganda Fide”; Acta della Sacra Congregazione “de Propaganda Fide” etj.
Arkiva dhe 24 kutitë e Zagrebit
Në Zagreb, në Arkivin Shtetëror Kroat, në fondin: 435, “Akten des K. K. General-Commandos Zagreb Grenz Verëaltungs – Presidial, për vitet 1878-1881; ruhen raporte të konsullit austro-hungarez, në Shkodër, F. Lippich-ut dhe dokumente të tjera origjinale dhe kopje të dubluara në 24 kuti, psh. dosja XVIII, num. act. 619-1307; dosja XIX, num. act. 4-967; dosja XX, num. act. 970-1899; dosja XXI, num. act. 1905-3246; dosja XXII, num. act. 14-3999; dosja XXXIII, num. act. 4028-5073 dhe 104-3588, etj. Ky fond, por edhe disa të tjera, janë konsultuar nga M. Panxhiq, D. Marjaniq dhe ne, gjatë viteve 2002-2004.
12 Qershor 2007
Gazeta Shqiptare