Post by mendor on Dec 24, 2007 11:39:06 GMT -5
Ndryshimi i dhunshëm i besimit fetar, drama e parë e Çamëve
Nga Hajredin Isufi
24-12-2007
Ekskluzive/ Në vazhdim, jepen pjesë nga këto dëshmi e dokumente arkivore të studiuesit Hajredin Isufi, lidhur me lashtësinë e popullsisë çame në trojet e veta, zakonet, mënyra e jetesës, traditat, ndryshimi i dhunshëm i besimit fetar, toleranca fetare, shfarosja shoviniste e deri tek kalvari i largimit të dhunshëm nga tokat e tyre.
(Vijon nga numri i kaluar)
Referuar dokumenteve arkivore të kohës, konstatohet se edhe popullsia shqiptare e Çamërisë nuk i shpëtoi ndërrimit të dhunshëm të besimit fetar. Në vështrimin e parë të listave emërore të fshatrave vihet re se kthimi i të krishterëve në myslimanë është i papërfillshëm. Për shembull në Gurrëz, Imlahor, Nehor etj., nuk figurojnë të krishterë të konvertuar. Ndryshe nga këta fshatra, fshati Koskë ka një dukuri tjetër. Në atë fshat defteri osman i vitit 1583 shënon 48 persona të islamizuar, të cilët në raport me popullsinë e fshatit përbënin 27 për qind të saj. Ndërsa fshati Gardhiq i Paramithisë nga gjithsej 112 kryefamiljarë, në regjistrimin osman shënohen vetëm dy prej tyre të kristianizuar.
Në gjysmën e dytë të shekullit XVI, në krejt zonën e Çamërisë, të krishterët përbënin mbi 90 për qind të numrit të përgjithshëm, kurse myslimanët nuk i kalonin as 10 për qind. Kështu, raporti i popullsisë kristiane me atë myslimane, në përqindje, ishte kryekëput në favor të të krishterëve.
Forcat osmane, shkruan Dora D'Istria, e shkatërruan Janinën në vitin 1424 dhe kthyen në skllevër një pjesë të banorëve të saj. Turakani ngriti para qytetit një piramidë prej dy mijë kokash. Megjithatë, Thesprotia e lashtë u ngrit mbi rrënojat e saj. Pushtuesit osmanë pasi mposhtën rezistencën e vendasve, një pjesë të forcave, nën komandën e Sulejman Haxhi Beut e dislokuan në kështjellën e qytetit të Paramithisë.
Ishte në traditën e Perandorisë Osmane që sapo pushtohej një territor, për nder të sulltanit ngrihej një xhami në qendër të këtij territori. Kështu, në vitin 1490, në Paramithi u ndërtua xhamia e parë e madhe, që u pagëzua Xhamia e Sulltan Bajazitit I-rë. Ajo njihej edhe me emrin Xham-i Sherif (Xhamia e Shenjtë). Kjo ndërtesë kulti, fillimisht, do të shërbente për të kryer ritet fetare ushtria dhe oficerët turq të dislokuar në qytet dhe rrethina, por, nga pushtuesit e rinj, shihej në perspektivën e afërt dhe si një qendër fetare për të krishterët, që do të ndërronin fenë në atë rajon. Ndërkohë, edhe në qytetin e Margëlliçit, një lagje, e banuar kryesisht nga ushtarë dhe oficerë osmanë, mori emrin Lagjja e Sulltan Bajazitit.
Pushtuesit osmanë në territoret shqiptare gjetën një popullsi të krishterë ortodokse e katolike. Predikuesit e fesë islame patën një terren të favorshëm edhe në zonën e Çamërisë. Ata nuk hasën ndonjë kundërpërgjigje të vendosur nga kleri dhe kisha.
Të krishterët shqiptarë, para e pas pushtimit osman të shek.XV-XVI, kishin një kler të papërgatitur e të paorganizuar për të përballuar presionet e pushtuesit. Gjithashtu edhe disiplina kishtare ishte e shthurur, aq sa në faltore nuk kryhej asnjë ceremoni fetare (Enkyklopedia Eleftheroundaqi, vëll.V, f.306).
Dobësinë që manifestonte kleri dhe kisha në këtë kohë, studiuesi Ferdinand Braudel e shpjegon me faktin që, sipas tij, "krishterimi në këtë vend nuk kishte hedhur rrënjë të thella" .
Perandoria Osmane u përpoq të bënte sa më pasiv rolin e dobësuar të kishave ndaj çdo veprimi që do të merrte kundër kishave, manastireve dhe besimtarëve të tyre. Administrata osmane u dha të kuptonin priftërinjve dhe klerit të lartë se, po të afroheshin me qeverisjen e pushtetit osman, ata do të kishin mbështetjen e saj. Klerikët, duke mos pasur as forcë e as mbështetje për të kundërshtuar strategjinë e pushtuesit të ri, pranuan më mirë të bëheshin përkrahës të pushtetit osman dhe të gëzonin privilegjet që i ofronte ai sesa të deklaroheshin kundërshtarë të tij .
Kleri i krishterë, jo vetëm që nuk reagonte, por përkundrazi, nisi të heshtë ndaj dhunës, e sidomos ndaj përpjekjeve të pushtuesit për islamizimin e popullsisë së krishterë përmes rrugëve të ndryshme si: vështirësitë ekonomike, presioneve etj. Madje, ai u bë propagandues i flaktë i nënshtrimit ndaj së keqes, duke iu drejtuar besimtarëve të tij, "që ta pranonin pa keqardhje nënshtrimin dhe taksat e rënda" . Ndërkohë klerikët e krishterë të fshatrave e të rajonit të Çamërisë, sa herë që hasnin në qëndresën e fshatarëve për të mos paguar taksat që i detyroheshin kishës, për shkak të varfërisë së tyre, u drejtoheshin për ndihmë pushtetarëve osmanë, për mbledhjen me dhunë të tyre.
Diskriminimi i popullsisë krishtere nga pushtuesi turk
Ndërkohë, administrata osmane vuri në zbatim një politikë diskriminuese fiskale, sidomos për të krishterët. Vendin kryesor të taksave në këtë kohë e zuri tributi i xhizjes. Popullsia e krishterë përballej me taksa të rënda, të cilat pushtuesi, gjatë fundit të shek.XVI e gjatë shek.XVIII i rriste vazhdimisht. Shto këtu edhe faktin se shlyerja e taksave kërkohej të bëhej me flori, vështirësonte akoma më shumë gjendjen ekonomike të shqiptarëve të krishterë, e cila nuk ishte në gjendje t'i lante. Kjo u ndie në mënyrë të veçantë nga popullsia e krishterë, që kishte të ardhura të pakta nga prodhimet bujqësore.
Të krishterët, për të ruajtur fenë e tyre duhej të paguanin këtë taksë dhe kush nuk e shlyente ose nuk ishte në gjendje ta paguante, burgosej menjëherë. Nëse i krishteri e mohonte fenë e krishterë e kthehej në mysliman, barra e tatimeve i hiqej menjëherë, po kështu edhe familjarëve të tjerë. Një nga format e qëndresës ndaj depërtimit të fesë së re ishte krishterimi i fshehtë (kripto-kristianizmi). Ai përfaqësonte një gjendje kalimtare dy-besimesh, përmes së cilës, individë të krishterë e pranonin Islamin vetëm formalisht, me qëllim që të shmangnin pagesën e haraçit dhe të gëzonin barazinë me popullsinë myslimane në jetën shoqërore. Në publik, këta individë paraqiteshin si myslimanë që mbanin emra në besimin Islam e shkonin në xhami, në familje, fshehtas, ushtronin ritin kristian .
Në shumë raste, në një familje e pranonte fenë islame vetëm kryetari i saj, përfaqësuesi i familjes në marrëdhëniet me pushtetin osman, ndërsa pjesëtarët e tjerë mbeteshin kristianë .
Shteti osman kishte si parim bazë, në strategjinë e vet, sigurimin e nëpunësve dhe funksionarëve në të gjitha nivelet e administratës nga kontigjentet e islamizuara vendase që kishte, por të përgatitur në Stamboll (robër lufte, të kapur në beteja të ndryshme të ushtrisë osmane). Këta robër, pasi islamizoheshin, edukoheshin në kolegjet osmane me një frymë të lartë devotshmërie ndaj islamit dhe Sulltanit.
Të tillë kishte edhe nga krahina e Çamërisë. Këta, pasi kishin braktisur besimin e krishterë, siç thuhet në burimet historike të kohës, hynin si drejtues të administratës osmane në Çamëri. Njëri prej tyre është edhe i krishteri nga fshati Vica i Zagorisë, djali i të krishteres së ve, Bunës. Ky djalë, i islamizuar dhe i përgatitur në kolegjet e Stambollit, ishte pagëzuar me emrin muhamedan Ali dhe në vitin 1580 ishte vendosur në një nga postet më të larta në Paramithi: Shef i Xhandarmërisë osmane. Në burimet e kohës përmendet me emrin Ali Pasha.
Në vitet që pasuan, dhe veçanërisht në fillim të shek.XVII, emrat e të islamizuarve që kishin zënë poste të larta në administratën osmane ishin shtuar edhe më shumë. Dy prej tyre në këtë kohë kishin marrë titullin e lartë "Pasha": Osman Pasha dhe vëllai i tij, Ali Pasha, të dy paramithiotë të islamizuar.
Cili ishte Osman Pasha? Një i krishterë me origjinë nga fshati Zavrus ose Turkogranicë i Paramithisë . Ai, në fund të shek.XVI, u emërua Sanxhakbej* i Delvinës dhe i Paramithisë (Ajdonatit), ndërsa vëllai i tij, Aliu, u bë Sanxhakbej i Vlorës. Osman Pasha, më 26 qershor të vitit 1606, u transferua në Vlorë për të zëvendësuar të vëllanë, i cili kishte marrë një detyrë tjetër nga Porta e Lartë: të kryesonte një ekspeditë turke kundër forcave hungareze, ku mbeti i vrarë në vitin 1608. Osman Pasha, dy vjet më vonë, në vitin 1610 emërohet qeveritar i Paramithisë dhe në marsin e vitit 1611 transferohet në postin e Sanxhakbeut të Janinës .
Në dhjetëvjeçarin e parë të shek.XVII, kur të krishterët dukeshin se nuk kishin më asnjë mbështetje, pati edhe klerikë të lartë ortodoksë që dolën në mbrojtje të popullsisë së shtypur të krishterë, si dhe për të kundërshtuar islamizmin, që kishte nisur dalëngadalë të shtrihej në çdo fshat e qytet të Çamërisë. Reagimet qenë të ashpra. Ato arritën deri në kryengritje të armatosur. Si vatra të qëndresës anti-osmane ishte Paramithia, Margëlliçi dhe Suli. Dionis Filozofi nga Paramithia, asokohe kryepeshkop i Larisës dhe i Tërhallës, u bë vetë frymëzuesi dhe udhëheqësi i kryengritjes. Ajo nisi në ditët e para të shtatorit të vitit 1611 dhe arriti kulmin e saj më 10-11 shtator të vitit 1611. Vendi ku u zhvilluan ngjarjet e vjeshtës së atij viti, ishte territori i Çamërisë, nga Bastia e Sajadhës, në bregdetin Jonian, në Paramithi e Margëlliç, duke përfshirë këtu edhe banorët e fshatrave të malësisë së Sulit.
Sipas burimeve të kohës, ishin ngritur në këmbë rreth 70 fshatradhe numri i kryengritësve arrinte në rreth 1 100 vetë . Kryengritja kishte tiparet e një lëvizjeje të gjerë popullore dhe mbështetej jo vetëm nga të krishterë, por edhe nga elementë vendas të islamizuar kundër dëshirës së tyre.
Sanxhakbeu i Janinës, Osman Pasha, sapo mësoi se në Çamëri kishte shpërthyer kryengritja, i nisi një raport të gjatë Portës së Lartë në Stamboll, ku ndër të tjera akuzonte banorët e Çamërisë për rebelim, madje, sipas tij, kishin krijuar lidhje edhe me spanjollët kundër madhërisë së tij, Sulltanit.
Së fundi, Osman Pasha kërkonte urdhër nga Stambolli se si të vepronte . Kuptohet se përgjigja nga Porta qe e shpejtë dhe e prerë: të shtypej me zjarr e hekur dhe kundërshtarët e Divanit të ndëshkoheshin ashpër, që të merrnin mësim edhe banorët e tjerë të vendit.
Osman Pasha u nis vetë, nga Janina, në krye të forcave të shumta osmane për të shtypur kryengritjen. Ai, marshimin drejt Çamërisë e shihte si një inkursion me rreziqe të mëdha për atë dhe forcat e tij. Këtë frikë, që përjetonte pashai i islamizuar nga Paramithia, ia shprehu hapur njërit prej shoqëruesve të tij, duke i thënë se ishte rrezik i madh të udhëtojë nëpër këto vende për shkak të kryengritësve, që ishin ngritur me armë në dorë nëpër male dhe që kishin zënë të gjitha shtigjet dhe qafat . Përballë forcave të shumta osmane, dhunës dhe presioneve që ata ushtruan, kryengritja u shtyp. Kjo edhe sepse organizimi i kryengritjes nuk mundi t'i përgjigjej kësaj lëvizjeje, ndaj dhe masakrat e ushtrisë së Osman Pashës ishin çnjerëzore ndaj popullsisë së pafajshme. Rreth 200 kryengritës i dogjën të gjallë, bashkë me udhëheqësin e tyre, Dionis Filozofin .
Pas shtypjes së kryengritjes, ai u kthye në Janinë si triumfator, duke lënë pas një tmerr dhe përgjakje në popullsinë çame . Ndërkohë, vatrat ku kishte shpërthyer kryengritja: Margëlliçi, Paramithi e Pargë u përforcuan me trupa të shumta ushtarake, ndërsa administrata e lartë osmane në Janinë dërgonte herë pas here inspektime për të vëzhguar nga afër situatën në rajonin e Çamërisë, që për disa vjet u mbajt nën një kontroll të fortë.
Administrata osmane me seli në Janinë, kur u bind se qëndresa vendase ishte ulur ndjeshëm, largoi një pjesë të forcave nga Çamëria dhe emëroi në vitin 1624 si kryeadministrator të Çamërisë, me qendër në Paramithi, Mehmet Pashën, një tjetër timariot të islamizuar nga rrethinat e Paramithisë .
Mehmet Pasha njihej në fshatrat e krishtera të Çamërisë jo vetëm si pronar i madh çifligjesh, por edhe si një njeri që, pas shtypjes së kryengritjes të vitit 1611, ishte sjellë shumë keq me popullsinë vendase dhe kishte bërë shumë presione të dhunshme, për të detyruar shumë të krishterë të islamizoheshin…
Burimet e kohës tregojnë se, kur ai bëri një inspektim nëpër fshatrat e krishtera nga Paramithia në Pargë të Çamërisë, kudo ku kalonte, me forca të shumta që e shoqëronin, bënte presione të shumta dhe ushtronte dhunë mbi të krishterët, për t'i detyruar të bëheshin muhamedanë .
Nga statistikat e vitit 1875 del se shumica e fshatrave në Çamëri, si Grava, Galbaqi, Karbunari, Rrëzanji, Kurtesi, Dramësi, Spatari, Koska, Lopsi e të tjera ishin islamizuar plotësisht. Por jo kudo ishin të njëjtat raporte. Kështu p.sh., qyteti i Filatit, nga 600 familje që kishte, vetëm 100 familje ishin të krishtera, ndërsa në qytetin e Paramithisë, nga 900 familje që kishte, vetëm 300 familje ishin të krishtera.
Në Çamëri kishte dhe fshatra të përziera, si Grikohori, Njihori, Gurrëza, Picari, Minina etj. Ndërkohë kishte fshatra me popullsi të pastër të krishtera, si Malluni, Rehania, Spasharati, Morfati, Shenica, 24 fshatrat e Fraritetj. Është me interes të vihet në dukje se nga 189 fshatra që kishte Çamëria, në 124 prej tyre, pa marrë parasysh besimin fetar, flitej në familje vetëm gjuha shqipe, ndërsa vetëm në 55 fshatra flitej greqishtja.
Nxitja e konflikteve ndërfetare nga pushtuesi
Një konflikt tjetër i dhunshëm në mes të krishterëve e myslimanëve, ishte ai që ndodhi në fshatrat Dushkar e Guralesh. Në këto dy fshatra, të krishterëve u bëhej presion nga bashkëfshatarët e tyre të islamizuar, nga spahinjtë e fshatrave të rajonit, që të bëheshin myslimanë. Kjo bëri që në mes të bashkëfshatarëve të shpërthente një konflikt i ashpër mes myslimanëve dhe të krishterëve e për pasojë, të mbeteshin të lënduar nga të dyja palët .
Në vitet 30 të shek.XVI, spahinjtë shqiptarë, shkruan Aravantinoi, kishin mbushur radhët e taborëve osmanë. Ai përmend se në betejën kundër persëve, në radhët e ushtrisë osmane ishin mijëra spahinj myslimanë e të krishterë. Në këtë kohë Sulltan Murati IV, për të shtyrë edhe më tej strategjinë e fushatës së islamizimit nxori një dekret, sipas të cilit spahinjtë shqiptarë, pavarësisht nga lidhjet që kishin treguar me pushtetin osman, për t'i mbajtur e trashëguar pronat e tyre, duhet të ktheheshin në islamë . Ky dekret sulltanor jo vetëm që nuk gjeti kundërshtim te spahinjtë vendas, por ata u treguan sa të bindur, aq dhe të vendosur në mbështetje të administratës osmane, në realizimin e planeve të saj dhe në islamizmin e tyre pa ngurrim.
Ndërkohë, spahinjtë jo vetëm që arritën të legalizojnë pronat që kishin fituar nga shërbimet që kishin kryer, por një pjesë e tyre, duke fituar pushtet, i zgjeruan pronat dhe morën shumë pushtet. Kështu p.sh., Shahin Beu nga Paramithia, në vitin 1642, arriti të bëhej një pushtetar i lartë në Paramithi dhe kishte nën administrimin e tij, një territor që shtrihej nga Paramithia deri në Lefkade…Në vitin 1644 ishte një ndër titullarët e lartë të administratës osmane në brigjet e detit Jon dhe kontrollonte çdo lëvizje të anijeve veneciane në Korfuz, të cilat sapo ankoroheshin në brigjet e Frarit, menjëherë tatoheshin me një taksë arbitrare.
Ndër ushtarakët e lartë të islamizuar të Çamërisë përmendet edhe Bejko Beu nga Paramithia. Ai rridhte nga një timariot i islamizuar nga rrethinat e Paramithisë qysh në shek.XVI. Emrin e Bejko Beut e hasim për herë të parë në postin e ushtarakut të lartë, në ndërmarrjen e forcave osmane për të pushtuar Pargën, që ishte nën zotërimin e venecianëve. Bejko Beu, në krye të forcave turke, në vitin 1657, e rrethoi Pargën, por për shkak të një moti të keq, që filloi në vjeshtën e tretë të atij viti, u detyrua të largohet për të filluar sulmin kundër venecianeve disa muaj më vonë, më 18 shkurt të vitit 1658, pasi mori edhe përforcime të shumta edhe nga garnizonet turke në Vlorë.
Bejko Beu organizoi e drejtoi operacione të suksesshme kundër venecianëve në Pargë, por u kap rob nga kundërshtarët e tij dhe që nga ky moment, mori fund karriera e tij ushtarake, edhe pse u lirua më pas nga venecianët…
Ky spahi taksambledhës, arriti që çifligjet e tij t'i shtrijë deri në fshatin Koron të Frarit.
Këta çifligarë të rinj, si Hysen Xhelepi, Mujo Xhelepi dhe Bejko Pashai, të tre nga Paramithia, i përmend edhe Evlia Çelebi, që me sa duket i ka njohur kur ka vizituar Paramithinë në vitin 1670.
Qëndresa e Suliotëve
Islamizimi në Çamëri mori përmasa të mëdha dhe arriti kulmin në 30 vjetët e para të shekullit XVIII. Në vitin 1732, me urdhër të Portës së Lartë, u nis një ekspeditë ndëshkimore kundër suliotëve të "pabindur" e të rebeluar ndaj pushtuesit osman, dhe agallarëve myslimanë vendas. Suliotët, qysh në fillimet e pushtimit osman ishin larguar nga ultësirat e Çamërisë, për të ruajtur fenë e tyre të krishterë dhe ishin vendosur në lartësitë e maleve të Sulit, ku kishin krijuar vendbanimet e reja të tyre. Suli, një krahinë malore, bënte pjesë nga pikëpamja administrative në kazanë e Paramithisë. Ai ndodhej në juglindje të saj. Pushtuesit osmanë u orvatën t'ua hiqnin suliotëve venomet tradicionale. Kjo ekspeditë u nxit edhe nga venecianët. Ndërmarrja e forcave osmane nuk qe e suksesshme. Qëndresa e vendosur e suliotëve bëri që forcat e shumta ushtarake osmane të zmbrapsen, duke lënë nëpër honet e grykave e gërxheve të Sulit shumë të vrarë. 12 vjet më vonë, në vjeshtën e vitit 1759, Komanda e Lartë e ushtrisë osmane në Janinë, ndërmori një ekspeditë të re kundër suliotëve.
Disfata që pësuan osmanët në ekspeditat ushtarake kundër Sulit e suliotëve, bëri që të ndërmarrin veprime të dhunshme ndaj fshatrave të krishtera në Çamëri, (konfirmime të historianëve P.Aravantino, Spiro Muselimi, V.Krapsiti, K.Perovoi etj.). Këto veprime bënë që shumë fshatra të krishtera në krahinën e Margëlliçit të pranonin fenë myslimane . Islamizimi në Çamëri njohu shtrirje të dukshme pas ngjarjeve të Orllovit (1768-1774), Traktatit të Kyçyk-Kajanxhisë (1774) midis dy shteteve ndërluftuese, Rusisë dhe Perandorisë Osmane, si dhe pas ngjarjeve me Kaconin (1787-1791) dhe nënshkrimit të paqes së Jasit (1792).
Toleranca fetare në Çamëri
Dokumenteve arkivore të kohës dhe dëshmitë e autorëve të huaj, që e kanë vizituar Çamërinë në fillim të shekullit XIX, dëshmojnë për tolerancë fetare të shqiptarëve çamë dhe indiferentizmin e tyre ndaj fesë. Lidhur me këtë, Bartoldy shkruan se shqiptarët e islamizuar nuk ishin në gjendje të shpjegonin se si kishin kaluar në fenë islame. Ai nënvizon se myslimanët e Paramithisë kanë shumë pak njohuri për fenë e tyre, gratë nuk i mbajnë të mbuluara me ferexhe, ata pinë verë e nuk e kanë për zor të bëjnë lidhje martesore me të krishterët (Eteria Ipirotikan Spoudon, Janinë 1079, Faqe 208). I njëjti autor shton se, në qoftë se bashkëshortët janë të feve të ndryshme, gruaja, në të njëjtin tigan, skuq një copë mish dashi për njërin dhe një copë mish derri për tjetrin (Po aty).
Hjuz, një klerik anglikan që ka shëtitur nëpër Çamëri në fillim të shekullin XIX, ka dhënë disa shpjegime që shprehin qartë tolerancën fetare në atë krahinë. "Shqiptarët muhamedanë, me fenë e re që morën, nuk i respektojnë doktrinat fetare islamike. Myslimani merr për bashkëshorte një grua të krishterë, i çon djemtë në xhami dhe i lejon vajzat ta shoqërojnë nënën e tyre në kishë. (T.G.Hughes, "Travels in Greece and Albania", Londër, botimi i vitit 1830, vol.2, faqe 105).
Përfundimet që kishin arritur nga afër dy studiuesit dhe vrojtuesit që përmendëm më sipër, i shpie edhe më tej një autore tjetër, Montagy, e cila, duke shpjeguar lidhjet dhe tolerancën fetare mes myslimanëve e të krishterëve tek shqiptarët, shkruan se myslimanët e të krishterët shqiptarë nuk ishin në gjendje të përcaktonin se cila prej feve të tyre ishte më e mira, prandaj të premten ata shkonin në xhami e të shtunën në kishë (T.G.Hughes, po aty).
Një aspekt tjetër të indiferentizmit fetar na e jep edhe oficeri francez, Adolf Carber (A.Carber, "Kujtime për Ali Pashën"). Ai ka qëndruar për shumë kohë pranë Ali Pashë Tepelenës. Ai shkruan se ata që njihen si muhamedanë, nuk dinë gjë tjetër, nga pikëpamja fetare, veçse të deklarojnë se janë turq, se fjalën mysliman nuk e njohin dhe akoma më shumë nuk njohin Islamin. Ndërsa ata që e konsiderojnë veten të krishterë, vazhdon më tej ky autor, mjafton ta quajnë veten kaurë…
Në Çamëri, si në mbarë trojet shqiptare, marrëdhëniet midis myslimanëve e të krishterëve, nuk u karakterizuan asnjëherë nga urrejtja mes tyre. Në ditë feste, shkruan historiania greke Toula Mallakata, në veprën e saj "Margariti", "myslimanë e të krishterët festonin bashkë: Xhemua me violinë, Fantasi me lahutë, Xurri me def dhe Pulisi me klarinetë ekzekutonin melodi të bukura të këngës së "Minunuts" e këngë të tjera çame e të gjithë së bashku kalonin çaste të gëzuara".
Kjo studiuese, në këtë vepër, sjell një të dhënë interesante që tregon marrëdhëniet e mira mes myslimanëve e të krishterëve çamë. Ajo tregon se në vitet '30 të shekullit të shkuar, në një kishë greke në periferi të Margëlliçit kishte rënë një zjarr. Ndërkohë, burrat ishin të gjithë në fusha e në pazar. Në kohën kur flakët dhe tymi doli nga çatia e kishës, të parat që i dalluan ishin gratë myslimane. Ato nisën menjëherë fëmijët për në pazar e në fusha, të lajmëronin banorët e fshatit se kisha kishte marrë flakë. "Të parët që mbërritën për të shuar flakët dhe luftonin me zjarrin, thotë autorja, ishin myslimanët e Margëlliçit", mes tyre ajo përmend Hasanin dhe Osmanin, nga lagjja "Driza". Më pas arritën edhe të tjerë, si Taqi e Nikolla, dhe që të gjithë së bashku, si vëllai me vëllanë, luftuan me flakët dhe arritën të shpëtonin kishën nga djegia .
Ajo gjithashtu tregon se, në ditët e Krishtlindjeve, në meshën festive në kishën e fshatit Margëlliç, merrnin pjesë edhe shumë myslimanë margëlliçiotë si dëgjues në atë ceremoni të shënuar fetare. Gjithashtu, autorja ve në dukje se të krishterët për pashkët zienin dhe ngjyrosnin shumë vezë të kuqe, se në shtëpitë e të krishterëve shkonin për urim shumë myslimanë dhe të gjithë qeraseshin, veç të tjerave, dhe me vezë të kuqe, jo vetëm për ata myslimanë që ishin për vizitë, por edhe për pjesëtarët e familjes.
Kur flitet për procesin e islamizimit në Çamëri, është e rëndësishme të theksohet dhe një dukuri tjetër interesante: të islamizuarit e dinin jo vetëm prejardhjen e tyre, por edhe origjinën e fshatit e të qytetit të tyre, lidhjet fisnore që kishin me të islamizuarit, madje përafërsisht dhe kohën kur ishin bërë myslimanë . Dinin dhe lidhjet farefisnore që kishin shumë familje myslimane e të krishtera midis tyre…
Dora D'Istria:Dhuna fetare në Çamëri
Forcat osmane, shkruan Dora D'Istria, e shkatërruan Janinën në vitin 1424 dhe kthyen në skllevër një pjesë të banorëve të saj. Turakani ngriti para qytetit një piramidë prej 2 mijë kokash. Megjithatë, Thesprotia e lashtë u ngrit mbi rrënojat e saj . Pushtuesit osmanë pasi mposhtën rezistencën e vendasve një pjesë të forcave, nën komandën e Sulejman Haxhi Beut e dislokuan në kështjellën e qytetit të Paramithisë.
Ishte në traditën e Perandorisë Osmane që sapo pushtohej një territor, për nder të sulltanit ngrihej një xhami në qendër të këtij territori. Kështu, në vitin 1490, në Paramithi u ndërtua xhamia e parë e madhe, që u pagëzua Xhamia e Sulltan Bajazitit II . Ajo, njihej edhe me emrin Xham-i Sherif (Xhamia e Shenjtë). Kjo ndërtesë kulti, fillimisht, do të shërbente për të kryer ritet fetare ushtria dhe oficerët turq të dislokuar në qytet dhe rrethina, por, nga pushtuesit e rinj, shihej në perspektivën e afërt dhe si një qendër fetare për të krishterët, që do të ndërronin fenë në atë rajon. Ndërkohë, edhe në qytetin e Margëlliçit, një lagje e banuar kryesisht nga ushtarë dhe oficerë osmanë ,mori emrin Lagjja e Sulltan Bajazitit.
(AQSH. Dora D'Istria, "Rinia e një shqiptareje", Tiranë, f.31)